Report TV - Orest Sota mbetet në burg, avokati: Po mbahet pa asnjë provë

Report TV 2018-05-10

Views 0

TIRANE-Gjykata e Krimeve të Rënda nuk ka pranuar ndryshimin e masës së sigurisë për biznesmenin Orest Sota duke e lënë në burg. 25-vjeçari, që ishte i pranishëm edhe në seancën e sotme kishte kërkuar lirimin nga burgu dhe hetimin në gjendje të lirë, por trupi gjykues ka vendosur rrëzimin e kërkesës së avokatit. Avokati Fatmir Braka ka deklaruar pas përfundimit të seancës se Sota nuk është marrë ende në pyetje dhe se po mbahet padrejtësisht në burg dhe peng për një tjetër proces. Për avokatin, prokuroria nuk ka asnjë provë për akuzat që ka ngritur dhe Sota duhet të lirohet.
?Do bëjmë ankimim pranë gjykatës së apelit me argumentet se Sota mbahet në burg pa asnjë provë, për vepra që nuk janë në kompetencën e Krimeve të Rënda. Mbahet në burg me bindje të plotë peng i një procesi tjetër dhe personi që është bërë ajo lidhje artificiale nuk ka një akuzë të ngritur, por është një person në hetim. Provat janë paraqitur në prokurori? deklaroi ai.

Share This Video


Download

  
Report form