Kryetari i grupit të këshilltarëve të djathtë në bashkinë e Tiranës, Kreshnik Çollaku i ftuar në Report Tv ka deklaruar se për votën e Shqipërisë në OKB duhet të kishte pasur një referendum, ndërsa shton se qeveria e shiti votën në këmbim të një afere korruptive 500 milionë dollarë.
Ai denoncoi se është një President klubi futbolli në Shqipëri që po lobon fuqishëm për biznesin, ndërsa paralajmëroi që në ditët në vazhdim do të zbardhë të plotë skandalin. ?Ishte një veprim i turpshëm. Për herë të parë Shqipëria deklarohet kundër SHBA, është fyerje për shqiptarët, akt mosmirënjohje dhe evidentim i qartë se sloganet për partnerët strategjikë janë gënjeshtra. Partneriteti përcaktohet në shumë aspekte, sidomos me votat ndërkombëtare. Shqipëria e ka thyer partneritetin strategjik. Na kapi të gjithëve të shokuar dhe do të mbahet mend gjatë.