Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj zhvilloi sot një takim me përfaqësues të ILDKP, Avokatit të Popullit, SHÇBA, Komisionit të Ligjeve, DPPP dhe institucione të tjerë në kuadër të hartimit të ligjit të Vettingut në Policinë e Shtetit.
Zakonisht jemi mësuar të shikojmë që të gjitha takimet e zyrtarëve të lartë të shtetit bëhen në mjedise të tjera dhe jo në zyrat e shtetit. I pyetur nga Report Tv se përse zgjodhi ministrinë e Drejtësisë, Xhafaj u shpreh se nuk duam të harxhojmë paratë e shtetit kot nëpër hotele. ?Ne nuk duam ti shpenzojmë paratë e shtetit neper hotele, kur shteti ka vete mjedise, nuk harxhojmë lekë kot? u shpreh ai.
Ditët e fundit është folur për një takim mes ministrit të Drejtësisë dhe Kryeprokurores së re Arta Marku, por Xhafaj tha se është shtyrë për shkak të axhendës, ndërsa pritet të zhvillohet në ditët në vijim. "Është shtyrë për shkak të axhendës takimi, por do i kërkoj një takim institucional këto ditë? përfundoi Xhafaj.