Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
KPK zhvilloi seancën dëgjimore në kuadër të vettingut për kryeprokuroren e përkohshme Arta Marku. Mosparaqitja e saj në seancë ka sjellë reagimin e trupës së KPK-së por edhe të përfaqësuesit të ONM-së, i cili e cilësoi si mungesë të një lidershipi që ka detyrim jo vetem të drejtojë por edhe te japë llogari. Në lidhje me tre komponentët, KPK ka konstuar probleme pavarësisht se nje kerkesë e saj për masë 'arrest me bug' dy herë për një person që ishte kapur në gjendje te dehur u komentua si ekstreme.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit zhvilloi të martën seancën dëgjimore për kreun e përkohshëm të akuzës Arta Marku.
Por ndonësë kishte të pranishëm të gjithë kabinetin e ngushtë duke nisur nga keshilltari për mediat, shefja e kabinetit dhe keshilltari juridik, vetë Arta Marku kishte zgjedhur te mos paraqitej në seancë por të përfaqësohej nga avokatja Lirime Çukaj.
Mosprania e saj u komentua edhe nga trupa gjykuese por edhe përfaqësuesi i ONM-së, Tho Jacobs i cili u shpreh se ndihej i zhgënjyer nga mosprania e saj, duke e komentuar këtë si mungese lidershipi.
Avokatja nuk dha ndonje arsye për mospraninë e zonjës Marku, duke pohuar se kjo kishte qenë një zgjedhje e saj.
Lirime Çukaj: Sipas kësaj prokure të posaçme, unë jam autorizuar që ta përfaqësoj atë edhe në mungesë.
Më tej relatorja e çështjes ka bërë publike rezultatet e kontrollit për zonjen Marku.
Në lidhje me pasurinë, KPK ka vlerësuar se ajo e justifikon atë dhe nuk ka fshehje.
Edhe raporti i DSIK specifikon se kryeprokurorja ka përshtatshmëri me ushtrimin e detyrës.
KPK ka vërejtur dy ankesa nga qytetarët ndaj Arta Markut.
Për një prej tyre, Arta Marku, në detyrën e ish-prokurores së Shkodrës ka kërkuar dy herë 'arrest me burg', për drejtim automjeti në gjendje të dehur.
Kjo është komentuar edhe nga përfaqësuesi i ONM, Theo Jacobs, i cili e ka konsideruar të tepruar kërkesën e Markut, duke i dhënë një mesazh Kryeprokurores se duhet të mendohet dy herë kur të kërkojë 'arrest me burg' per një person.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/vetting-arta-markun-sot-kryeprokurorja-del-para-trupit-gjykues