Duke qenë se jemi pranë ndërrimit të vit" /> Duke qenë se jemi pranë ndërrimit të vit"/>

BOOM pranë "njerëzve të natës" që Vitin e Ri do ta festojnë në punë (28 dhjetor 2017)

Ora News Emisione 2018-05-10

Views 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Duke qenë se jemi pranë ndërrimit të viteve, emisioni BOOM ka shkuar tek ata që do të jenë në shërbim të qyetarëve në këtë natë.

Zjarrfikësit, policët, mjekët, taksistët punonjësit e lokaleve apo edhe punëtorët e pastrimit të qytetit do ta kalojnë natën e ndërrimit të viteve larg familjes.

Zjarrfikësit

"Për ne është diçka normale sepse ne na pëlqen dhe bëjme me krenari këtë punë. Ne jemi heronj në heshtje. Për ne është njëlloj si në familje si këtu", tha një zjarrfikës.

"E mira ishte të ishim pranë familjeve, por duhet ti përgjigjemi punës dhe komunitetit. Jemi në shërbim të popullit", tha një tjetër zjarrfikës.

Policët

Edhe punonjësit e policisë rrugore do të jenë në punë natën e vitit të ri.

"Është edhe e bukur edhe e vështirë. E vështirë sepse të gjithë do të donim të ishim pranë familjeve dhe e bukur sepse është puna jonë ti shërbejmë qyetarëve edhe kur ata festojnë"

Taksistët

Taksistët janë një tjetër pjesë e shoqërisë që janë të detyruar të qëndrojnë në punë natën e ndërrimit të viteve dhe do të jenë në shërbim të qytetarëve.

"Kjo të mirën e vetë ka dhe të keqen e vet. Ne shqiptarët e kemi traditë ti festojmë me familjarët, por edhe populli ka nevojë për shërbim", tha taksisti.

Punonjësit e lokaleve

Festa e ndërrimit të viteve pas orës 12 spostohet në baret dhe lokalet e Tiranës.

"Ndihemi normalisht, ne punojmë dhe krijojmë një atmosferë të këndshme që njerëzit të kalojnë bukur", tha një punjoës lokali.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/boom-prane-njerezve-te-nates-qe-vitin-e-ri-do-ta-festojne-ne-pune

Share This Video


Download

  
Report form