Ora News - “Riveshim botën me solidaritet”, nisma individuale për të qenë pranë njerëzve në nevojë

Ora News Lajme 2018-05-10

Views 10

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

?Ne s?mund të bëjmë dot gjëra të mëdha, vetëm gjëra të vogla me dashuri të madhe?. Shprehja e Shën Terezës na frymëzon të gjithëve të tregojmë solidaritet ndaj atyre që kanë nevojë, përgjërohen për ndihmë apo të tjerë që duket sikur janë pajtuar me skamjen dhe qëndrojnë të heshtur.

Elia Gjika 12 vjeç nga Tirana është shembulli se si që në fëmijëri prindërit mund të edukojnë fëmijët për të qenë human, në këtë mënyrë ata do të rriten përmes ndjesive solidare.

Veshjet e përdorura, nuk mund të zgjidhin problemin e të varfërve në Tiranën, kryeqendrën e shqiptarëve, por ndihmojnë të pamundurit të vishen ngrohtë dhe të përballojnë netët e ftohta të dimrit.

Mbi 30 shtëpiza të verdha janë vendosur në qytet nga ECO Tirana në zonat që janë më të urbanizuara. Qytetarët mund të vendosin aty veshje dhe këpucë. Stafi i Eco Tiranës i merr këto veshjet dhe i dërgon ato në qendrat rezidenciale, kryesisht në shtëpitë e fëmijëve të braktisur.

Vetëm në pak ditë, konstaton Administratori i Eco Tirana Diego Testi, janë dhuruar mbi 1000 kg veshje.

Të dhënat e Bankës Botërore evidentojnë se 180.000 familje në Shqipëri jetojnë më me pak se 3 dollarë në ditë, ndërsa rekomandohet që qeveria të ndjek politika sa më sociale për të varfrit.

Rreth 80 mijë familje në Shqipëri mbështeten nga qeveria financiarisht përmes ndihmës ekonomike. Ministria e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale do të të marrë në konsideratë disa nga propozimet e bëra nga grupet e interesit që familjet e varfra që përfitojnë ndihmë ekonomike të pjeshme ta përfitojnë tani më të plotë.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/riveshim-boten-me-solidaritet-nisma-individuale-te-qene-prane-njerezve-ne-nevoje

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS