http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nga Komanda e Forcave Tokësore në Zall-Herr, Presidenti i Republikës Ilir Meta ka zhvilluar një komunikim me ushtarakët shqiptarë me mision jashtë vendit në Kabul, Heart, Pejë dhe Letoni, me rastin e festive të fundvitit.
Meta premtoi rritjen e kontributit për paqen e sigurinë.
Presidenti vlerësoi maksimalisht kontributin e ushtarakëve shqiptarë me mision jashtë vendit. Ai kujtoi sakrificën e kapiten Feti Voglin, i cili ra në krye të detyrës gjatë misionit paqeruajtës në Kandahar të Afganistanit, në shkurt të vitit 2012.
Në komunikimin me ushtarakët shqiptar, kreu i shtetit me cilësinë e Komandantit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, u ka uruar ushtarakëve me mision në Vitin e Ri, duke thënë se i gjithë vendi ndihet krenar për ta.