Ora News - Rreth 5000 të burgosur shqiptarë jashtë vendit, kryeson Greqia

Ora News Lajme 2018-05-14

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Rreth 5 mijë persona ndodhen në burgjet apo në ambjente paraburgimi jashtë vendit.

Shifrat u bënë publike nga Ministri për Diasporën, Pandeli Majko, gjatë një tryeze mbi të drejtat e shtetasve shqiptarë të privuar nga liria jashtë vendit.

Pandeli Pajko: Mendohet se më shumë të dënuar apo të paraburgosur shqiptarë ka jashtë vendit sesa brenda tij. Sipas statistikave, në Greqi janë 1655 shtetas shqiptarë të dënuar apo paraburgosur, në Itali rreth 1600 shtetas shqiptarë të burgosur nga të cilët 100 në paraburgim, në Gjermani 768 shtetas shqiptar të burgosur, në Britani 750 vetë, në Hollandë 92 vetë, në Austri 52 shtetas të burgosur apo në paraburgim.Këto statistika i përkasin llogaritjeve deri në shtator 2017.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/rreth-5000-te-burgosur-shqiptare-jashte-vendit-kryeson-greqia

Share This Video


Download

  
Report form