Goxhaj: Më mirë do ishte që hedhja e fishekzjarreve të administratohet nga institucionet

Report TV 2018-05-10

Views 1

Shkëlqim Goxhaj, shef i shërbimit zjarrfikës në Tiranë tha në studion e Report Tv se hedhja e fishekzjarreve në natën e ndërrimit të viteve duhet të administratohet nga institucionet dhe jo nga qytetarët.

Sipas tij, kjo do shmangte ndezjen dhe hedhjen e materialeve piroteknike nga ballkonet e apartamenteve të cilët janë bërë shkak për ngjarje të rënda si zjarret në banesa apo edhe lëndimin e qytetarëve të tjerë.

"Përdorimi i materialeve piroteknike duhet të bëhet nga institucionet. Dje p.sh bashkia ka bërë një organizim shumë të mirë dhe mendoj se në të ardhmen duhet që fishekzjarret të administrohen nga institucionet në raste festash si ndërrimi i viteve. Mbrëmjen e djeshme u hodhën fishekzjarre edhe nga ballkonet çka bëri që në Uazën e Re të merrte flakë ballkoni i një apartamenti dhe u desh ndërhyrja e shërbimit zjarrfikës për vënien e situatës në kontroll", u shpreh Goxhaj.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS