http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Të paktën 12 vetë janë vrarë gjatë katër ditëve të demonstratave në Iran, në valën më të madhe të trazirave në vend që prej protestave masive të vitit 2009 kur qeveria shtypi me dhunë protestën e organizuar nga ?Lëvizja e Gjelbër?.
Mijëra iranianë kanë dalë në rrugë për të protestuar kundër kostos së lartë të jetesës, papunësisë, korrupsionit dhe rolit të vendit të tyre në politikat e Lindjes së Mesme. Demonstratat kanë vijuar pavarësisht thirrjes së presidentit Hassan Rouhani për ti ndërprerë ato.
Në prononcimin e tij të parë që prej nisjes së protestave presidenti Rouhani paralajmëroi se dhuna nuk do të tolerohet. Ai në të njëjtën kohë shprehu keqardhje për situatën ekonomike, mungesën e transparencës dhe korrupsionin megjithatë mbrojti arritjet e Iranit.
?Qytetarët janë të lirë të shprehin kritikat e tyre ndaj qeverisë dhe të përfshihen në protesta në atë lloj forme për të përmirësuar situatën në vend por dhuna është e papranueshme?.
Policia përdori gaz lotsjellës gjatë protestës në sheshin kryesor të Teheranit ndërsa disa protestues të armatosur provuan të marrin disa stacione të policisë dhe baza ushtarake. Deri më tani më shumë se 400 persona janë arrestuar.
Autoritetet iraniane kanë mbyllur disa rrjete sociale si Telegram apo Instagram pasi frikësohen se këto rrjete sociale do të përdoren për të shtuar numrin e pjesëmarrësve në protesta.