Vazhdojne te bien shkembinj ne aksin Tiranë – Elbasan

RTV KLAN 2018-05-10

Views 0

Rreziku është aty. Shkëmbinj të rëndë dhe gurë që vazhdojnë të bien. Para tunelit të Krrabës në pjesën e Elbasanit ka patur sërish shkarje të tjera të tokës.

Inxhinierët e Shërbimit Gjeologjik Shqiptar thonë se në këtë vend rëshqitjet do të vazhdojnë për shkak të formacionit të tokës, ndërsa ekspertët kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme.

Aktualisht lëvizja në aksin Elbasan ? Tiranë vazhdon të kryhet nëpërmjet një by pass-i duke e shndërruar njërën korsi të autostradës me dy kalime.

Rruga Elbasan-Tiranë nisi ndërtimin në vitin 2011 dhe ende nuk ka përfunduar. Një audit i bërë nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë nxori shkelje të autoriteteteve për këtë segment në vlerat 37 milionë Dollarëve.

Share This Video


Download

  
Report form