Pemët në rrugën nacionale, tek kryqëzimi i rrugës Shengjin-Lezhë po kthehen në rrezik serioz për përdoruesit e kësaj rruge. Për shkak të moshës së tyre pemët e llojit plep rrezikojnë të bien, duke qenë një rrezik serioz për jetën e kalimtareve. Siç duket edhe nga pamjet pemët janë anuar, pasi rrënjët e tyre janë kalbur thuajse plotësisht. Situata bëhet edhe me e rëndë, pasi aty pranë janë dhe linjat e energjisë elektrike. Alarmi për këtë problematike është dhënë nga urbanistja, Margerita Trashaj, e cila kërkon që të ndërhyhet pasi pemët mund te bien nga momenti ne moment dhe mund te sjellin ndonjë tragjedi.
?Këtu te ne disa peme janë shumë problematike dhe plepi është një lloj peme që nuk ka jetëgjatësi të madhe. Kanë filluar dhe janë anuar nga rruga e në disa vende gati kanë dalë rrënjët dhe përbëjnë rrezik që të rrëzohen dhe të krijojnë edhe aksidente. Mbi këto pemë janë telat e elektrikut, telat nuk lidhen mbi pemë por lidhen mbi shtylla. Por ky është problem që duhet ta zgjidhi institucioni i OSHEE. Për mendimin tim them që është shumë urgjente. Unë mendoj se nuk duhet të pritet të ndodhë ajo që ndodhi në Toroicë me gurin dhe mbrapa u kujtuan me shiku a ka gurë për mos me vdek njerëz të tjerë. Mos ta lënë që të bin dhe të vdes një njeri, të zënë dikë që kalon në rrugë ose një makinë?, shprehet Margerita Trashaj.