Report TV - Atentati në Institut, ja autori i plagosjes, me precedent penal dhe me dy emra

Report TV 2018-05-10

Views 12

Report TV zbulon foton e autorit që plagosi Korab Peposhin te ?Ura e Institutit? në Tiranë, ditën e premte. Ky është Alfred Rrushi, i cili qëlloi 5 herë në drejtim të Korab Peposhit, ku 3 prej plumbave e kanë kapur në trup 40-vjeçarin. Alfred Rrushi njihet edhe me emrin Ferdinand Rrushi dhe është një person me precedentë të mëparshëm penalë, thonë burime policore.
Alfred Rrushi dyshohet se e ka pritur Korab Peposhin pranë rrugës ?Shkodra?, më pas ka qëlluar në drejtim të tij me pistoletë, duke e plagosur rëndë, ndërsa mësohet se ka tentuar dhe herë tjetër për ta qëlluar. Policia po vijon hetimet për plagosjen dhe është përpjekur të marrë në pyetje Korab Peposhin. Ky i fundit ende nuk ka folur për shkak se vijon të jetë në gjendje të rëndë në reanimacionin e Spitalit të Traumës.

Share This Video


Download

  
Report form