Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Partia Socialiste thirri këtë të martë Kryesinë e saj ku diskutoi mbi vendimet e Asamblesë Kombëtarë por edhe çështjet organizative të partisë. Deputetja Elisa Spiropali duke u përgjigjur opozitës theksoi se për qeverinë është me rëndësi axhenda e Shqipërisë dhe jo e politikës së ditës. Sipas saj qeveria do të vijojë angazhimin për çeljen e negociatave me Bashkimin Europian.
Teksa opozita vijon të intensifikojë bashkëpunimin dhe organizimin e protestave për largimin e kryeministrit Rama, për vetë selinë rozë ka vetëm një prirotet dhe ai është integrimi i Shqipërisë.
Në selinë e Partisë Socilaliste u zhvillua të martën mbledhja e Kryesisë ku edhe pse ka marrë pjesë vetë Kryeministri nuk ka preferuar të bëj asnjë deklaratë. Në fokus së takimit kanë qenë vendimet e Asamblesë Kombëtare dhe çështjet organizative të partisë.
Mësohet se kryeministri Rama ka kërkuar që të punohet për zgjedhjet në parti pasi ka kaluar afati.
"Të bëhen zgjedhjet për kryetar ku s?janë bërë ende" mësohet të ketë thënë Rama.
Në përfundim të mbledhjes, deputetja Elisa Spiropali theksoi se prioritet mbetet bashkëqeverisja me qytetarët dhe çelja e negociatave me Bashkimin Europian.
Përpjekjet e Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim, deputetja Spiropali i konsideroi zhurmë që synojnë dëmtimin e imazhit të vendit.
Spiropali: Mbledhja e Kryesisë kishte disa funksione: organizimin e partisë, atë politik, por edhe agjendën qeveritare dhe të përparësive që qeveria e Partisë Socialiste ka për të çuar përpara në 2018-ën. Ne jemi të vendosur të ecim përpara me qeverisjen e vendit; jemi të vendosur të vazhdojmë komunikimin me qytetarët. Ne e fituam mandatin e Qershorit 2017 në një koalicion me qytetarët, morëm një mandat kuq e zi dhe jemi të vendosur që ta vazhdojmë këtë koalicion të madh.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/rama-mbledh-kryesine-e-ps-te-behen-zgjedhjet-kryetar-atje-ku-sjane-bere