Basha në Durrës: Masiviteti në protestë, sinjali më i qartë se e keqja ka rënë moralisht

Report TV 2018-05-10

Views 0

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ftoi shqiptarët t?i bashkohen opozitës për të bërë të mundur me votë të lirë ndarjen e qeverisë nga krimi. Në takimin me demokratët e Durrësit, Basha tha se bashkimi është rruga e vetme për t?i dhënë fund pengmarrjes së Shqipërisë nga aleanca e Edi Ramës me krimin.
?Bashkohemi në një aksion të madh opozitar që nis me protestën e 27 janarit, por që do të vazhdojë me dinamikë në çdo dimension. Për një arsye të thjeshtë. Edi Rama e ka humbur të drejtën të qeverisë. Kush i shërben krimit, nuk i shërben dot të varfërve. Kush i shërben trafikantëve, nuk i shërben dot fëmijëve të shqiptarëve. Nuk bëhen dot të dyja. O njëra, o tjetra. Nuk ka vend për të qëndruar në mes.? -tha Basha.

Share This Video


Download

  
Report form