Krujë-Policia ka arrestuar 52 vjeçarin Ymer Hidri banues në Qerekë të Krujës për vendosje tritoli.
Hidri për motive të dobëta i vendosi një sasi eksplozivi fabrikës së thertores së mishit në 11 nëntor 2017 në pronësi të P.N., në Krujë. Pas një hetimi të suksesshëm policia ka zbardhur të plotë ngjarjen duke gjetur autorin e vendosjes së eksplozivit.
Materialet I kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprat penale" Shkatërrimi I pronës me eksploziv" e mbetur në tentativë dhe" Mbajta pa leje e lëndëve plasëse" parashikuar në nenet 152, 22 dhe 278/ 2 të Kodit Penal.