Këtë të enjte emisioni ?Opinion? në Tv Klan ka diskutuar mbi sondazhin e ministrave se kush është më i pëlqyeri të publikuar disa ditë më parë në faqen zyrtare të emisioni.
Në një moment drejtuesi i emisionit Blendi Fevziu ka pyetur analistin Mustafa Nano lidhur me emrat e tyre, por ai ka hasur vështirësi t?i njohë ata, duke thënë në disa raste se i ka miq, apo njeh vetëm institucionet që ata drejtojnë.
Teksa është pyetur për Sonila Qaton, ai ka thënë se ka miqësi, por emrin nuk ja di. Por ajo që u kuptua ishte se Nano nuk është se hasi vështirësi lidhur vetëm me ministrat e rinj, por edhe me ata që kanë qenë në qeverinë ?Rama 1?
Gjithashtu, edhe për ministrin e Bujqësisë, Niko Peleshi,analisti Nano tha, se ai është korçari, ndërsa për ministret Gjonaj, Manastirlliu dhe zv.kryeministren Mesi ka pranuar se nuk ua njeh emrat.