Karburantet, Metrologjia nuk publikon emrat - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-23

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Drejtoria e Metrologjisë nuk pranon te publikoje listën me emrat e pikave te karburantit qe kane vjedhur qytetaret, edhe pas urdhrit te dhënë nje dite me pare nga ministria e Ekonomisë. Ky kaos që ka përfshirë dy institucionet, ka lindur pikërisht nga interpretimi i ligjit për inspektimin, ligj ky që flet për nxjerrjen e të dhënave tregtare të kompanive që inspektohen. Per here te pare, drejtorja e Metrologjisë, Kozeta Mesitit, ka sqaruar se çështja zgjidhet vetëm nëse miratohet akti normativ. Ajo ka propozuar konkretisht një shtesë në nenin 9 të ligjit për inspektimin, e cila qartëson mënyrën e shpalljes së abuzuesve. Zonja Mesiti nënvizon se nëse i publikon emrat, atëherë ajo mund te akuzohet nga firmat e karburanteve për shkelje te ligjit. Por ndërsa sfida tashme i mbetet ministrisë se Ekonomisë, kjo e fundit ka kundërshtuar pretendimet e drejtorisë se Metrologjisë. I kontaktuar nga Vizion Plus, ministri Florion Mima i qëndroi deklarimit se nuk ka asnjë ligj qe pengon transparencën. Madje, ai sqaroi se nuk bëhet fjalë për të dhëna tregtare siç është numri i niptit apo emri i firmës, por vetëm i administratorit të pikës së karburantit dhe numrit te serisë së pompës që ka hedhur më pak sasi nëpër mjete. E ndërsa dy institucionet janë përfshirë ne nje situate kaotike duke ja përcjellë pergjegjesine njëra- -tjetrës, konsumatorët kane mbetur ende te paqarte se cilat njësi i vjedhin, duke mos qene te sigurte per piken ku te furnizojnë makinën me karburant. Transparenca per subjektet abuzuese u kërkua edhe nga shoqata e hidrokarbureve. Nderkohe, prokuroria e pergjithshme eshte ende ne pritje te nje denoncimi nga drejtoria e metrologjise, ndonese drejtoresha Mesiti e ka quajtur gjithcka nje shkelje administrative dhe nuk do te beje asnje padi.

Share This Video


Download

  
Report form