Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Gjatë mbledhjes së qeverisë në Lezhë, kryeministri Edi Rama premtoi edhe ndërtimin e një aksi që lidh zonën e Shëngjinit me Velipojën, për të cilën nuk dha shumë detaje. Rama deklaroi gjithashtu se do të ndërtohet edhe aksi që lidh Balldrenin dhe Malin e Jushit, e njohur ndryshe si Rruga e Torovicës.
Rama: Më tutje aksi i ri që do të lidhë Shëngjinin me Velipojën dhe do të mundësojë integrimin e të gjithë asaj zone me një potencial të jashtëzakonshëm për zhvillimin e turizmit, përmes një mundësie tërësisht të re dhe shumë më të shpejtë transporti.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/rama-aks-rrugor-qe-lidh-shengjinin-me-velipojen