Grabitet me arme zjarri filiali i Postes Shqiptare

RTV KLAN 2018-05-10

Views 2

Dy persona të armatosur dhe të maskuar ka grabitur filialin e Postës Shqiptare, i cili ndodhet në ambientet e zyrave qendrorë të hipotekës në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:15 ku grabitësit kanë hyrë brenda dhe nën kërcënimin e pistoletave ka kërcënuar fillimisht rojën të cilin e ka marrë dhe sëbashku me të ka hyrë brenda në arkën e postës. Më pas ka kërcënuar dhe punonjësit e postës.

Nga aty dyshohet se ka marrë xhiron ditore, shumë cila ende nuk është përcaktuar. Por burimet sqarojnë se janë më shumë tre milionë lekë të vjetra. Më pas autorët janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes dhe ende nuk është arrestuar nga policia. Njëri prej tyre është larguar me një makinë në rrugicat që të çojnë në lagjen "Don Bosko".

Ndërsa tjetri është larguan në këmbë edhe ai në atë drejtim. Policia ka tentuar ta bllokojë personin që u largua në këmbë, por ai i ka kërcënuar se do t?i qëllonte dhe e kanë lënë të largohet. Blutë kanë ngritur disa postblloqe ne zonë por pa mundur të bien në gjurmët e autorëve. Po sekuestrohen disa kamera sigurie nga filmimet e të cilëve do të shihet shpresohet të identifikohen grabitësit apo mjeti i përdorur.

Ndërsa dëshmitarët tregojnë se grabitësit kanë pasur kapuç të zi në kokë dhe fytyrën e ka mbuluar me trikon te cilën e kishin veshur.

Share This Video


Download

  
Report form