Grabitet filiali i Postës Shqiptare në Laprakë, Tiranë. Një person i maskuar dhe i armatosur ka hyrë në ambientet e Postës dhe duke kanosur dy punonjëse, ka grabitur nga arka rreth 30 mijë lekë të reja.
Autori është larguar brenda pak minutash nga Posta dhe pavarësisht mbërritjes së menjëhershme të forcave të policisë nuk është bërë i mundur ndalimi i tij.
Ngjarja është fiksuar nga kamerat e sigurisë së Postës dhe disa bizneseve përreth të cilat janë sekuestruar nga policia. Blutë kanë ngritur disa pika kontrolli në dalje të Tiranës për identifikimin dhe arrestimin e grabitësit.