Në Gjykatën e Krimeve të Rënda ka " />
Në Gjykatën e Krimeve të Rënda ka "/>

Ora News - "Shullazi", Gilmando Dani: Kam tërhequr para nga llogaria e Ylvi Beqjës

Ora News Lajme 2018-05-10

Views 6

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në Gjykatën e Krimeve të Rënda ka dhënë dëshminë e tij Gilmando Dani, i arrestuar si anëtar i grupit të Emiljano Shullazit dhe bashkëpunëtor i tij në kërcënimet ndaj biznesmenëve.

Dani deklaroi para gjykatës se Ylvi Beqjan, biznesmenin që ka bërë kallëzim për gjobëvënie, ia ka prezantuar Emiljano Shullazi në shtëpinë e tij. Sipas Danit, biznesmeni ndihej i kërcënuar nga Zamir Hasa dhe se kishte probleme lidhur me regjistrimin e "Vollgës" në hipotekën e Durrësit.

I arrestuari theksoi se Ylvi Beqaj i kishte kërkuar të bënte tërheqjen e disa çeqeve në bankë dhe pasi e kishte kryer këtë veprim, paratë ia ka dorëzuar në dorë biznesmenit.

Sipas Danit, me kërkesë të Ylvi Beqjas, çeqe nga banka në vlerë 16 mijë euro kanë tërhequr edhe shtetasit Endri Qyqja dhe Endri Zela por këto para janë përdorur sipas dëshmitarit, për hipotekimin e Vollgës në Durrës.

Në seancën e së martës në gjykatën e krimeve të rënda mungonte Emiljano Shullazi i cili ka qenë i pranishëm në sallë gjatë gjithë procesit.

Gjykata kërkoi deklarime edhe nga personat e tjerë, por tre personat e akuzuar si bashkëpunëtorë të Shullazit nuk dhanë pëlqim për t'u marrë në pyetje.

Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/shullazi-gilmando-dani-kam-terhequr-para-nga-llogaria-e-ylvi-beqjes

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS