Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Avokatët e Emiljano Shullazit kaluan në mbrojtje, duke thirrur për dëshmi 2 prej ish-avokatëve, Nexhdet Kambo dhe Alban Qafa. Ata deklaruan se biznesmeni Ylvi Beqaj, bashkëaksioneri i ish-hotel Vollgës në Durrës, është kërcënuar nga kreu i Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Besim Hajdamataj, me qëllim që Beqja të dëshmonte kundër Shullazit.
Dy ish-avokatët e Emiljano Shullazit dhanë dëshmitë e tyre në procesin gjyqësor, ku i kanë dalë në mbrojtje ish-klientit të tyre.
Në Gjykatën e Krimeve të Rënda, Nexhdet Kambo, u shpreh se biznesmeni Ylvi Beqaj i kishte shkuar në zyrë, duke i treguar për peripecitë me Zamir Hasën, bashkëaksionerin tjetër të ish-hotel ?Vollgës? në Durrës.
Sipas avokatit Kambo, biznesmeni Beqja jo vetëm që nuk është gjobitur prej Shullazit, por ia ka dhënë me dëshirë 30 % të aksioneve të ?Vollgës?, me qëllim që ai t?i garantonte sigurinë e tij fizike dhe mbrojtjen e pronës.
Avokati u shpreh se Ylvi Beqja i kishte rrëfyer për një takim me Besim Hajdarmatajn, kreun e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, takim ky i zhvilluar në një lokal në Tiranë.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/mbrojtja-ne-sulm-hajdarmataj-i-beri-presion-beqaj-te-deshmoje-kunder-shullazit