Drejtori i MTI: Zhvendosja e stacionit tė trenit ka larguar qytetarėt nga ky transport

Report TV 2018-05-10

Views 3

Qytetarët e Tiranës, të cilët zgjedhin trenin për të udhëtuar drejt Durrësit, nuk do u duhet të shkojnë deri në Kashar për të marr mjetin. Drejtori i Transportit në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjetikës, Thimo Plaku bëri me dije, se stacioni i Trenit, do të zhvendoset sërish pranë bulevardit të Tiranës.

?Meqenëse u konstatua se vendosja e stacionit të trenit te bulevardi rriti në mënyrë drastike numrin e pasagjerëve mbi 60 %. Ndryshimi i stacionit duke e zhvendosur në Kashar solli një dëmtim të rëndë për këtë transport, njerëzit nuk do të merrnin përsëri transportin publik me furgona ose autobus.

Në gjykimin tim stacioni duhet të vendoset në bulevard afër qytetit, do të ketë vetëm një stacion pasagjerësh dhe do të funksionoj siç ka qenë edhe dikur,? shpjegoi Elton Haxhi, Drejtor në ETT.

Partia Demokratike shkoi më tej, duke propozuar hekurudhë në tokë.

?Sot është normale që në qendër të qytetit të ketë hekurudhë nëntokësore sepse e ardhmja e këtyre linjave është nëntoka,? tha Edmon Spaho Deputet i PD.

Share This Video


Download

  
Report form