Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Për gazetarin Ben Andoni në vrasjen e politikanit serb Oliver Ivanoviç ka gisht mafia që vepron në këtë rajon.
Andoni: Në orët e para sinqerisht që ngjarja është parë me shumë dhimbje në Mitrovicë dhe shumë ankth në Kosovë për pasojat që mund të sillte një akt i tillë deklamativ që është bërë para selisë së tij, por nga mënyra e ekzekutimit dhe reagimit që është bërë sot në Beograd kanë filluar të zbardhen pistat e para. Vrasja e Ivanoviç ka treguar informalitetin e madh në Mitrovicë dhe nivelin shumë të lartë të mafias kosovare, serbe, shqiptare që mbizotëron në dy pjesët e Mitrovicës. Autoritetet lokale në Mitrovicë që janë nën çadrën e Beogradit dhe autoritetet e Kosvës gjithmonë e më shumë janë të ekspozuara para mafias. Vetë Ivanoviç ka marrë me vete atë që nuk do ta thotë asnjëherë, liderin që ka pasur që nga koha e luftës në këto kanale.
Për Ora News, Andoni e lexon si një mesazh të pushtetit të nëndheshëm për autoritetet e Kosovës dhe Beogradit.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/andoni-ekzekutimi-i-ivan-ivanovic-veper-e-mafias-qe-vepron-ne-mitrovice