Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ushtaraku Dritan Demiraj i ftuar në "360 Gradë" në Ora News, foli për "ushtrinë sekrete" të presidenti rus Vladimir Putin, sipas të cilit disa prej tyre veprojnë edhe në rajonin e veriut të Kosovës. Sipas tij, prapa çdo ngjarje në Ballkan, qëndrojnë serbët dhe synimi është shkëmbimi i territoreve midis Kosovës dhe Serbisë.
Pjesë nga bisedat:
Demiraj: Vagner Grup është një forcë prej rreth 5-6 mijë ushtarë.
Jazexhi: Mercenarë.
Demiraj: Por që analistët perëndimorë e konsiderojnë si ushtria sekrete e Putinit. Formacion elitë por që ka pasur humbje të mëdha në Siri.
Nesho: Por që nuk kanë lidhje me qeverinë...
Demiraj: Pa diskutim që kanë lidhje me qeverinë. Nga 2014-2016 janë paguar nga Ministria e Mbrojtjes ruse, pas 193 mln dollarë shpenzime, i ndërpreu. Më pas, grupi lidhi marrëveshje me Bashar Assadin, i cili do të merrte fitime nga shitja e naftës.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/demiraj-cila-eshte-ushtria-sekrete-e-putinit-qe-vepron-edhe-ne-mitrovice