Panairi i Brukselit është ndër eventet më të rëndësishëm. Pjesë e këtij projekti për herë të parë këtë vit ishte edhe Tirana.
Andriola Kambo drejtore e projektit në Bashkinë e Tiranës tha se pjesëmarrja e Shqipërisë në këtë panair ishte një surprizë pasi turistët kanë pëlqyer produktet shqiptare.
?Është një nga aktivitetet më të rëndësishme që organizohet në Bruksel. Mbi 150 shtete nga e gjithë bota janë pjesë e këtij projekti. Këtë vit Shqipëria ishte pjesë për herë të parë, ku Shqipëria provoi tregun evropian. Ne prezantuam produktet shqiptare, si artizanale edhe punime apo pije të ndryshme?, Andriola Kambo.