Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Vijojnë hetimet për shkaqet e përmbytjes së autostradës mbrëmjen e 30 nëntorit 2017.
Prokuroria e Tiranës i kërkon Autoritetit Rrugor Shqiptar dosjen e Projektit të ngushtimit të përroit në Urën e Limuthit në Autostradë.
Sipas burimeve nga kjo prokurori janë të paktën 20 biznese që janë paraqitur në prokurori dhe kanë bërë kallëzim për dëmtim të pronës nga përmbytja.
Ndërkohë dosja hetimore i është përcjellë komisariatit të policisë Vorë për të kryer veprimet në terren.
Dosja po hetohet nga prokurori Ervin Karanxha.
Ende nuk është e saktë se sa është vlera e dëmit të shkaktuar nga përmbytjet në autostradë më 30 nentor 2017 por ekspertët kanë përllogaritur të jetë mbi 1 milionë euro.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/permbytja-e-autostrades-kerkohet-dosja-e-projektit-te-ngushtimit-te-perroit