Virozat, fluks në pediatrinë e Lezhës, Mjeku:Të pavaksinuarit nga fruthi rrezikojnë të preken

Report TV 2018-05-10

Views 0

Virozat e stinës kanë sjellë fluks fëmijësh në pediatrinë të spitalit rajonal të Lezhës. Mbi 50 fëmijë të moshës nga 0 deri në 14 vjeç paraqiten çdo ditë për ndihmë mjekësore. Temperatura e lartë dhe kolla janë sintomat që paraqesin fëmijët e prekur, ndërsa shefi i repartit të pediatrisë Mark Marku bën të ditur të ditur se spitali i Lezhës e ka kapacitetin e duhur për të përballur këtë fluksin.
Marku shton se fëmijët që nuk janë vaksinuar rrezikojnë të preken nga fruthi, ndërkohe që sipas tij fatmirësisht në Lezhë nuk ka pasur raste të tilla. Fluksi i fëmijëve të prekur nga virozat pritet që të jetë gjithnjë në rritje, ndërsa bluzat e bardha këshillojnë fëmijët që të qëndrojnë në ambiente të ngrohta dhe të përdorin sa më shumë lëngje.

Share This Video


Download

  
Report form