Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ambasada shqiptare në Romë me një aktivitet dy ditor ka inauguruar Vitin Mbarëkombëtar të Skëndërbeut. Për të përkujtuar Heroin tonë kombëtar janë bashkuar në një event unik në Romë komuniteti i shqiptarëve në Itali, komuniteti arbëreshë, komuniteti kosovarë e ai italian.
Në bashkëpunim me komunitetin arbëresh në Itali u organizua në selinë e Kolegjit grek Shën Anastasi në Romë, konferenca "Skëndërbeu Heroi që na bashkon".
Ambasadorja e Shqipërisë në Romë znj. Anila Bitri informoi se në bashkëpunim me autoritetet italianë një targë përkujtimore do të vendoset shumë shpejt në monumentin e Skëndërbeut në Romë për të nderuar firgurën e tij në këtë vit Mbarkëmobëtar .
Gjithashtu Ambasada e Romës po bashkëpunon me botën akademike shqiptare e italiane, me shoqatat shqiptare e arbëreshe në Itali për ngritjen e një plataforme unike për promovimin e iniciativave që kanë si fill rrëfyes fugurën, jetën e heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti Skëndërbe.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/ambasada-shqiptare-ne-rome-aktivitet-vitin-e-skenderbeut