Kastriot Myftaraj në emisionin e tij " />
Kastriot Myftaraj në emisionin e tij "/>

"Ju flet Moska": Çfarë synon në të vërtetë Gjykata Speciale e Kosovës?!

Ora News Emisione 2018-05-10

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kastriot Myftaraj në emisionin e tij "Ju flet Moska" sot ka trajtuar çështjen e Gjykatës Speciale në Kosovë. Sipas Myftarja Gjykata Speciale u miratua pasi SHBA dhe vendet e NATO-s duan të pastrojnë fytyrën nga aleanca e detyruar me një organizatë politiko-mafioze që përdori UÇK-në, ish-drejtoria politike e UÇK-së.

Myftaraj: Një nga mënyrat se si duhet parë ndikimi rus në Ballkan edhe më gjerë është kur nuk kur nuk flitet drejtpërdrejtë pro Rusisë, por kur përdoren metodat sovjetike për të bërë gjërat. Është një lloj trashëgimie sovjetike që pulson aty-këtu në Ballkan për shkak të traditës së gjatë të ndërhyrjes ruse-sovjetike në Ballkan e sidomos në vendet ku ka patur regjime komuniste. E njëjta histori, e përdorjes së këtyre metodave kur përdoret propaganda e re sovjetike nga njerëz që shtiren sikur mbrojnë vlerat kombëtare të vendeve të tyre është dhe historia e rebelimit të elitës politike të Kosovës për çështjen e Gjykatës Speciale.

Pasi e votuan gjykatën speciale me mendimin se secili do të kishte garanci që nuk do prekej, tani kanë kuptuar që historia është ndryshe. Pasnesër kuvendi i Kosovës do të provojë përsëri të shfuqizojë Gjykatën Speciale pas një përpjekje të pasuksesshme në dhjetor, kur nuk u arrit numri i posaçëm të deputetëve për votim. Këtë herë përpjekja do jetë më serioze. Gjykata Speciale u miratua sepse SHBA dhe vendet e NATO-s që çliruan Kosovën pas tyre, duan të pastrojnë fytyrën nga aleanca e detyruar me një organizatë politiko-mafioze, e cila mori nën kontroll UÇK-në dhe luftën e drejtë të popullit të Kosovës për synimet e saj për të fituar pushtet dhe pasuri. Kjo organizatë politiko-mafioze ka një emër të saktë ?Ish-drejtoria politike e UÇK-së?, e cila u krijua sipas modeleve të ushtrive nacional-çlirimtare të përcaktuar nga Komintermi.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/ju-flet-moska-cfare-synon-ne-te-vertete-gjykata-speciale-e-kosoves

Share This Video


Download

  
Report form