Analiza e Kastriot Myftarajt


Analiza e Kastriot Myftarajt

"Ju Flet Moska": Ora e së vërtetës për shpifësin e pandehur Gjergj Zefi

Ora News Emisione 2018-05-11

Views 71

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Analiza e Kastriot Myftarajt

Profesioni i gazetarit dhe i medias në përgjithësi kërkojnë gazetarë të guximshëm të cilët bëjnë përpjekje për të investiguar. Thonë gjëra që duken të jashtëzakonshme, thonë gjëra që prekin individë të caktuar me ose pa pushtet, por kriteri profesional është që të sjellin provë. Kriter profesional është më tepër se detyrim ligjor kur personi i prekur të paditë në gjykatë dhe kërkon ai të dëmshpërblehet për të drejtat e tij.

Nuk ua kemi hequr të drejtën këtyre personave të thonë çdo gjë. Unë për vetë si gazetar nuk kam ndërmend të padit ndonjë njeri, por ndryshon puna me pronarët e medias të cilët kanë një biznes kanë interes dhe imazhi i tyre si individ dhe biznesmen është diçka e ndryshme dhe ka të bëjë edhe me fatin e personave të punësuar.

Të ndodhur përballë shpifjeve janë të detyruar të reagojnë në raste të ngjashme. Kur erdha në TV Ora News për të drejtuar një emision tashmë të përditshme "Ju flet Moska", u ballafaqova me një akuzë me një shpifje e cila nga ato që në botë quhen "Fake Neës" që e bën ky personi këtu, i cili ka përhapur prej kohësh një lajm të rremë për pronarin e RTV Ora News mbi të kaluarën e tij "kriminale". I gjithë lajmi i rremë mbështet mbi dy kllapa. Dmth ky është një nga lajmet e rreme më qesharake në botë, ti bën dy kllapa dhe prodhon një lajm.

Zotëria gjen një shkresë nga zyrat policore që dikush është i kërkuar në një shtet tjetër, një shtet tjetër kërkon në Shqipëri një person tjetër për llogari të një hetimi penal dhe dhe shkruan në kllapa një emër atje, duke e komentuar shkresën dhe thotë ky person është ky person në kllapa.

Në kllapa mund të të bëjnë edhe terrorist, pronar bankë. Ka njerëz manjakë që luajnë në kllapa duke vënë emrin e tyre pas emrit të një aktori të madh.

Ky zotëri që quhet Gjergj Zefi dhe që ka jetuar me këto lajme të rreme, tani në fotografi e shikoni si të pandehur në Gjykatë. Kjo fotografi mund të shërbente fare mirë si një imazh për prodhuesit e lajmeve të rreme të kapur mat. Sikleti i madh në të cilin gjendet ky zotëri është se ai po pyetet për kllapat dhe kllapat nuk mund të jenë provë.

Dmth pronari i medias e ka paditur në gjykatë pasi i është shmangur gjyqit për shumë kohë duke mos treguar adresën. Aty janë flet-thirrjet, aty është personi duke hyrë në gjykatë duke u kontrolluar nga policia.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/ju-flet-moska-ora-e-se-vertetes-shpifsin-e-pandehur-gjergj-zefi

Share This Video


Download

  
Report form