Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Madalena Canaj është studente e arkitekturës e cila përfundoi edhe programin e intershipit në bashkinë e Tiranës.
Të rinjtë më të talentuar mund të aplikojnë për të qenë pjesë e këtij programi duke u praktikuar dhe duke marrë në dorë projekte të rëndësishme të qytetit nën monitorimin ekspertëve të këtij institucioni.
Madalena 3 muaj punoi në zyrën e projektimit në Bashki dhe si arkitekte tashmë thotë se Tirana ka potenciale të mira zhvillimi, një copëz Parisi në kryeqytetin e shqiptarëve.
Si Madalena, janë 47 të rinj të cilët u bën pjesë të programit. Veliaj beson se përmes kësaj praktike ata do të njohin mirë realitetin, do të jenë më të përgatitur në tregun e punës dhe gjatë kësaj kohe do të sitmulohen edhe me pagesa.
Erjon Veliaj: "Ka ardhur momenti të mendojmë jo vetëm zgjatjen e praktikave, por edhe për një pagesë. Kemi filluar një projekt për studentët praktikantë që zhvillojnë internshipet në kompani private, por jemi të gatshëm që ta bëjmë këtë edhe për praktikat në Bashkinë e Tiranës, për t'u siguruar që përveç përzgjedhjes rigoroze, të kenë një kompensim, qoftë edhe për paratë e xhepit, që të jetë më e lehtë për gjeneratën tjetër të studentëve që do të vijë,"-tha Veliaj gjatë fjalimit të mbajtur ndërsa i dha certifikatat 47 vajzave dhe djemve që përfunduan praktikën në Bashkinë e Tiranës.
Interishipi për të rinjtë dhe politikat mjedisore, sipas Veliajt duhet të ndiqen edhe në qytete të tjera të vendit.
Erjon Veliaj: "Fakti që projekti po funksionon është një lajm shumë i mirë. Më vjen mirë që Bashkia e Tiranës mban barrën më të madhe të praktikave. Por, doja të inkurajoja edhe bashkitë e tjera."
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/veliaj-praktikantet-ne-bashkine-tiranes-do-te-paguhen