Report TV - S'e nxë dera te Dogana/ Ja si reagon Rama

Report TV 2018-05-11

Views 0

Kryeministri Edi Rama ishte këtë mesditë në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave, aty ku u vendos sistemi i ri online për procedurat doganore. Gjatë inspektimit të zyrave, nuk kanë munguar dhe batutat e kryeministrit me punonjësit.
Ai tha me humor se dyert e këtyre zyrave janë bërë për Erjon Braçen dhe jo për të.

?Këto dyer janë për Erjon Braçen, jo për mua?, tha Rama. Më tej, shefi i ekzekutivit e cilësoi një moment historik transformimi vendosjen e sistemit të ri.

?Një moment historik transformimi, nga dogana e vjetër e mundimeve shumëvjeçare të importuesve dhe eksportuesve, në doganën moderne pa kontakt fizik mes sipërmarrësve e doganierëve, falë revolucionit digjital që e bën sipërmarrësin zot të aktivitetit të tij dhe shfaros korrupsionin e ul drastikisht kohën e kalimit në doganë?, theksoi kryeministri.

Share This Video


Download

  
Report form