Kryeministri Edi Rama bëri të ditur në një takim me fermerët e Librazhdit, se ashtu si legalizimi i ndërtesave të ndërtuara në tokë shtetërore, do të veprohet me tokat shtetërore që janë mbjellë tashmë me pemë të ndryshme.
?Ajo që unë po insistoj me ministrin e Bujqësisë është që ne i kemi dhënë legalizim njerëzve që kanë ndërtuar shtëpi, ndërkohë që tokat shtetërore të lira ne i vëmë në dispozicion të sipërmarrësve dhe i themi hajde merrini me qira 1 euro dhe mbilleni që këtu këto toka janë mbjellë. Për të shkuar e për ti prerë me sharrë këto pemë është pa logjikë. Atëherë ajo që po bëjmë është të përgatisim një formë pronësie, marrje në përdorim, po po punoj të njihet e drejta atyre që i kanë mbjellë, punojnë, kultivojnë dhe me to jetojnë, sepse në fund të fundit këtë po kërkojmë dhe ne?, tha Rama. Në bujqësi historia e zhvillimeve në BE dhe kudo ku ka suksese tregon se është dija e para, të dish, të jesh i informuar se çfarë kërkon tregu, çfarë është më e mira që mund të bëhet në këtë zonë dhe pastaj të jesh i bashkuar në shitje në mënyrë që të ofrosh sasi të madhe dhe të kontrollosh ti çmimin jo të vinë të ta vendosin të tjerërt çmimin edhe të kapin në hall se mund të të mbetet malli?.