Sopranoja shqiptare Ermonela Jaho është nominuar sërish për trofeun ?International Opera Awards?, çmimin të cilin e fitoi si këngëtare lirike për vitin 2016.
Edhe pas këtij çmimi të madh që konsiderohet si Oscari i Operës, Ernonela Jaho gjatë vitit 2017 ka shkëlqyer me rolet e saj në skenat operistike botërore.
Vlerësimet e jashtëzakonshme të kritikës dhe të mediave botërore kanë bërë që Ermonela Jaho të dominohet sërish si zëri më i mirë për trofeun ?International Opera Awards?
Në sitin zyrtar të këtij çmimi, Jaho është nominuar përkrah emrave si Malin Bystrom, Carmen Gianattasio, Barbara Hannigan, Hui He dhe Eva Maria Westbroek.