Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një argjendari u grabit me thyerje në qendër të Shkodrës në orët e para të mëngjesit me një skenar si në filmat aksion.
Veprimet janë kryer të gjitha nga një person i maskuar, i cili fillimisht ka goditur qepenin e argjendarisë me një automjet Tip Volksvagen pa targa, i cili rezultoi i vjedhur.
Më pas ka thyer xhamin e deres dhe ka hyrë në mjediset e brendshme ku nga këqyrjet e para rezulton te ketë marrë disa varëse dhe sende të tjera me vlerë, të cilat kanë qenë të ekspozuara në vitrinë
Ende nuk ka një raport të saktë të sendeve të vjedhura, por burimet thonë se autori nuk ka marrë shumë sende për shkak të shpejtësisë që ka vepruar
E gjitha ka zgjatur pak minuta, dhe duke shfrytëzuar errësirën dhe motin e keq ka arritur të largohet në këmbë.
E gjithë grabitja është filmuar nga kamerat e sigurisë së argjendarisë, pamjet e të cilave janë tashme një prej provave të grupit hetimor për të identifikuar autorin, krahas gjurmëve të lëna gjatë marrjes së bizhuterive
Dyshimet e policisë janë se personi në fjalë ka patur edhe një bashkëpunëtor, që e ka pritur disa metra larg vendit të ngjarjes, por kjo mbetet për tu verifikuar.
Përveç pronarit të argjendarisë, shtetasit E.D, në komisariat janë shoqëruar për tu marrë në pyetje edhe disa persona, që dyshohet se kanë dijeni mbi ngjarjen.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/shkoder-persona-te-paidentifikuar-grabisin-argjendarine