Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Shtetasi grek, Efthymiou Efthymious ka mohuar të ketë vrarë Devi Kasmin, ngjarja e ndodhur pak ditë më parë në Tiranë. Ai ka deklaruar se është i shokuar nga arrestimi.
Efthymious: Jam i shokuar nga arrestimi, nuk kam lidhje me ngjarjen.
Deklaratat e tij u bënë gjatë dëshmisë paraprake përpara hetuesve.
Policia e Shtetit e arrestoi atë si vrasës me pagesë, ndërsa është në kërkim urdhëruesi.
Atentati ndaj Devi Kasmit mbrëmjen e 29 janarit në Tiranë ka qenë e mirëorganizuar.
Sipas drejtorit të Policisë së Tiranës Ardi Veliu ekzekutori është një ish-efektiv i forcave speciale greke, tashmë i ndaluar nga blutë e Tiranës, ndërsa organizatori (Altin) Aurel Hoxhallari u shpall në kërkim.
Shkatërrimi i grupit kriminal "Enigma" u zhvillua më datë 2 shkurt.
Gjithashtu, policia arrestoi edhe katër persona të tjerë:
Elton Halipaj, 36 vjeç, lindur në Skrapar e banues në Tiranë ka siguruar mjetet e nevojshme për kryerjen e krimit.
Malvin Dinellari, 30 vjeç, lindur në Korçë e banues në Tiranë ka siguruar mjetet dhe përgatitur infrastrukturën për realizimin e vrasjes.
Elton Hoxhallari, 36 vjeç, lindur e banues në Tiranë dyshohet si bashkëpuntor në sigurimin e mjeteve dhe përgatitjen e infrastukturës për realizimin e vrasjes.
Më herët u arrestua edhe Mario Meshini, i akuzuar si bashkëpunëtor në vrasjen e Kasmit.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/shtetasi-grek-i-shokuar-nga-arrestimi-se-kam-vrare-une-devi-kasmin