Çdo ditë grupet Task-Forcë të Ujësjellës-Kanalizimeve të Tiranës, Policisë Bashkiake dhe së Policisë së Shtetit verifikojnë mbi 100 biznese të ndryshme, me synimin për të ndërprerë çdo lidhje të paligjshme të ujit të pijshëm. Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku, dhe Drejtori i Përgjithshëm i UKT-së, Redi Molla, ishin sot në zonën e Dajtit, për të ndjekur në terren aksionin për disiplinimin e shfrytëzimit të ujit të pijshëm nga lokalet dhe kompanitë që merren me përpunimin dhe tregtimin e ujit në qytet.
?Aksioni i UKT ka filluar sistematikisht nga data 1 shkurt, për një inspektim të detajuar të të gjitha bizneseve dhe identifikimin e lidhjeve të paligjshme apo mënyrën se si konsumohet uji.