Të arrestuarit për vrasjen e Devi Ka" />
Të arrestuarit për vrasjen e Devi Ka"/>

Ora News - “Nuk e dija që greku kishte kryer vrasje!" Zbardhet dëshmia për ekzekutimin e Kasmit

Ora News Lajme 2018-05-11

Views 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Të arrestuarit për vrasjen e Devi Kasmit janë marrë në pyetje nga prokurori i çështjes, ku mësohet se kanë pranuar njohjen me njëri-tjetrin, por jo autorësinë në eleminimin e 41-vjeçarit. Nga ana tjetër, është zbuluar edhe e kaluara kriminale e vrasësit grek.

Elton Halipaj, njëri nga 5 të arrestuarit për pjesmarrjen në vrasjen e Devi Kasmit, në Tiranë, ka pranuar se e kishte marrë në furgon shtetasin grek, Eftimi Eftimiu, i akuzuar si vrasës me pagesë.

Megjithatë në dëshminë e dhënë para prokurorëve, Halipaj shton se nuk e dinte që ai sapo kishte eleminuar 41-vjeçarin Kasmi.

Halipaj mësohet të ketë pranuar se 42-vjeçarin grek, Eftimi Eftimiu, e njihte si pushues dhe mik të përbashkët me Aurel Hoxhallarin, të shpallur në kërkim si organizator i ekzekutimit të Kasmit.

Grupi hetimor po verifikon rrethanat e një grindjeje mes autorit dhe viktimës në palestrën e këtij të fundit, por gjithësesi dyshimet e prokurorisë janë se Eftimiu është paguar me 20 mijë euro nga grupet kriminale të trafikut të drogës për këtë vrasje.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/deshmite-vrasjen-e-kasmit

Share This Video


Download

  
Report form