Report TV - Arratiset i burgosuri në Gjirokastër, doli nga tualeti i Gjykatës

Report TV 2018-05-11

Views 3

Report Tv ka zbardhur detaje të reja nga arratisja e 24-vjeçarit të burgosur nga Gjykata e Apelit të Gjirokastër. Ngjarja ndodhi pak më parë, ndërsa Report Tv mëson se policia ka pikasur zonën ku fshihet i arratisuri Saimir Ahmeti.
Gazetari i Report Tv raportoi nga Gjirokastra se i riu është arratisur nga banjot e gjykatës, teksa kërkoi të dalë nga salla e gjyqit për nevoja personale. Ngjarja ka ndodhur në mënyrë të menjëhershme, ndërsa forca të shumta policore kanë ngritur postblloqe në të gjithë qytetin.

Nga informacionet e para, burime të Report Tv bënë me dije se personit të arratisur i është komunikuar masa ?arrest me burg?, masë të cilën e kishte apeluar. Ndërkohë, i riu nga fshati Van i Delvinës ishte dënuar për veprën penale të 'përndjekjes'.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS