Gjirokastër, u arratis nga tualeti i gjykatës, momenti i kapjes nga policia i Saimir Ahmetit

Report TV 2018-05-11

Views 0

Merr fund pas dy orësh aventura e 24-vjeçarit nga Delvina, Saimir Ahmeti, i cili u arratis nga tualeti i Gjykatës së Gjirokastrës. I riu u arrestua në bodrumin e një hoteli pranë kalasë. Gjatë momentit të arratisjes, i riu ka pësuar shembje në trup, ndaj dhe pas arrestimit është marrë me ambulancë dhe është nisur drejt spitalit, ku do të marrë mjekime dhe më pas do shkojë në burg.
Babai i të riut, Thoma Ahmeti, foli për Report Tv pas arrestimit të të birit. Ai i kërkoi drejtësisë të veprojë, duke kërcënuar se do të shkojë deri te Presidenti. Sipas tij, djali është i pafajshëm, dhe se ka qenë vjehrra e tij që i ka ngritur kurth.

"Ishte i martuar, më 2 janar u nda. Pas disa ditësh i dërgon mesazh ?Hajde se nuk jetoj dot pa ty?. Djali doli të takonte gruan e tij dhe ata i bënë kurth, e ëma e vajzës me gjithë vajzën, gjoja se ai po e përndiqte. Një ngjarje e organizuar, gënjeshtër", tha ai.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS