Ora News - Strategji për edukimin ligjor, do informohen qytetarët për ligjet e reformës në drejtësi

Ora News Lajme 2018-05-11

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Disa prej ligjeve të reformës në drejtësi kanë nisur zbatimin por qytetarët që nuk kanë dijeni mbi to ende sorrollaten dyerve të institucioneve. Për të evituar këtë fenomen është hartuar strategjia për edukimin ligjor të publikut, e cila po diskutohet me shoqërinë civile. Strategjia pritet të miratohet brenda muajit mars.

Aksesi i qytetarëve në njohuritë mbi ligjin është themelor për garantimin e një sistemi drejtësi efektiv.

Në këtë kuadër është hartuar strategjia për edukimin ligjor të publikut, përmes së cilës synohet informimi i qytetarëve mbi ligjet e reja të reformës në drejtësi.

Në tryezën e konsultimit me përfaqësues të shoqërisë civile, zëvendëskryetarja e Kuvendit, Vasilika Hysi tha kjo strategji do të mund të evitojë sorrollatjet e qytetarëve në institucione.

Hysi: Më vjen keq që e them që megjithëse ka dy vite që kanë hyrë në fuqi, një pjesë e mirë e ligjeve që lidhen me organizimin dhe funksionimin e drejtësisë, qytetarët nuk arrijnë të shfrytëzojnë ato lehtësi dhe atë akses që ligjet u kanë mundësuar, duke shmangur në këtë mënyrë proceset e gjata,btë kushtetueshme.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/strategji-edukimin-ligjor-do-informohen-qytetaret-ligjet-e-reformes-ne-drejtesi

Share This Video


Download

  
Report form