Moti i keq ka krijuar probleme me ankorimin e linjës Vlorë-Brindisi në portin e Vlorës. Shkak për këtë janë bërë erërat e forta dhe dallgët e mëdha, të cilat prej 7 orësh kanë penguar tragetin të ankorohet.
Rreth 90 persona ndodheshin në traget, të cilët e kanë nisur udhëtimin që prej mbrëmjes së djeshme ndërkohë që trageti duhej të ishte ankoruar që në orën 11:00 të paradites.
Trageti ka provuar 3 herë deri sa rreth orës 18:00 ka arritur të ankorohet dhe njerëzit kanë filluar të zbresin.