SHBA, goditet grupi i hakerave - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2018-05-11

Views 3

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Departamenti Amerikan i Drejtësisë ka ngritur akuza kundër 36 personave, mes tyre edhe dy shqiptarë nga Kosova, të përfshirë në skemën më të madhe të mashtrimeve kibernetike të kryera ndonjëherë.



Rrjeti i krimit kibernetik drejtonte një skemë të sofistikuar që lehtësonte blerjen dhe shitjen e numrave të Sigurimeve Shoqërore, ditëlindjet dhe fjalëkalimet që ishin vjedhur nga e gjithë bota.



Demi i shkaktuar për konsumatorët, bizneset dhe institucionet financiare llogaritet ne më shumë se 530 milionë dollarë.



Nga 36 të akuzuarit, zyrtarët e Departamentit të Drejtësisë thanë se 13 janë arrestuar në Shtetet e Bashkuara, Australi, Britaninë e Madhe, Francë, Itali, Kosovë dhe Serbi.



Të tjerët janë në arrati dhe hetimet po vazhdojnë.



Departamenti publikoi edhe listën e emrave të të akuzuarve, mes tyre dhe të kosovarëve Besart Hoxha 25 vjeç që vepronte me nofkën ?Pizza? dhe Liridon Musliu 26 vjeç, me pseudonimin ?Bowl? dhe ?Hulk?.



Grupi punonte nën moton ?Në mashtrim ne besojmë? dhe ishte krijuar në vitin 2010 nga Svyatoslav Bondarenko, një 34 vjeçar nga Ukraina.



Autoritetet thanë se pjesa më e madhe e anëtarëve të grupit nuk ishin takuar kurrë mes tyre, ndërsa e njihnin njëri tjetrin me nofkat në internet.

Share This Video


Download

  
Report form