http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Në aksionin blic të koduar ?krahu i hekurt? policia italiane ka goditur një grup shqiptaro-italian, mes te cilëve dhe drejtuesit e grupit të trafikut ndërkombëtar te drogës qe transportohej me avion nga Shqipëria në Itali. Hetimet e nisura muaj më parë që sollën në ndalimin e 57 vjecarit Paskuale Dambrozios pasi u ulur në veri të Italisë, me një mjetin fluturues ?dinamik? i mbushur më lëndë narkotike, u finalizuan me 15 te arrestuar. 7 nga te prangosurit janë shqiptare. Mes të ndaluarve është dhe çifti shqiptaro rumun, shtetasi Vladimir Kolaj dhe shtetasja Xhina Manole. Ata zotëronin lokalin ?Ladi? në Milano. Sipas policisë, ky bar, përfshi edhe depot e tij funksiononin si bazë për trafikun e dogës, por dhe të armëve luftarake dhe municioneve. Gjatë kontrolleve të policisë në këtë lokal, janë sekuestrua pajisjet e prodhimit të dokumenteve false më shumë se 10 kile marjuanë dhe 2.5 kokainë. Uniformat blu konfirmojnë se trafiku i drogës kryej me aeroplanë të vegjël, të cilët fluturonin në kuota të ulëta dhe shmangnin kontrollet rutinë. - See more at: http://vizionplus.al/goditet-grupi-shqiptar-i-droges-ne-itali/#sthash.VlgmPPxF.dpuf