Çudirat në gjykatat shqiptare nuk të mbaruar. Rasti më i fundit është me një gjyqtare të gjykatës së rrethit gjyqësor Krujë. Në një vendim për vjetërsi pune, gjyqtarja e kësaj gjykate është shprehur se kërkuesja ka punuar që në moshën 5 vjeçare, kjo për efekt pensioni.
Sipas dokumenteve, që Report Tv disponon, rezulton se Gjyqtarja Enkeleida Hoxha ka dhënë vendimin nr 55 date 3.11.2017 ku vërteton se shtetasja, Marjana Prenuca ka lindur me 14.04.1969 në fshatin Bilaj të rrethit të Krujës, ka filluar punë në vitin 1974, në koperativë bujqësore dhe ka vazhduar punën deri në vitin 1991.
Me një përllogaritje shumë të thjeshtë del që kjo qytetare, Marjana Prenuca, ka filluar punë që në moshën 5 vjeçare.