Report TV - Që 5 vjeç në punë', vendimi i çuditshëm i Gjykatës së Krujës

Report TV 2018-05-11

Views 1

Çudirat në gjykatat shqiptare nuk të mbaruar. Rasti më i fundit është me një gjyqtare të gjykatës së rrethit gjyqësor Krujë. Në një vendim për vjetërsi pune, gjyqtarja e kësaj gjykate është shprehur se kërkuesja ka punuar që në moshën 5 vjeçare, kjo për efekt pensioni.

Sipas dokumenteve, që Report Tv disponon, rezulton se Gjyqtarja Enkeleida Hoxha ka dhënë vendimin nr 557 date 3.11.2017 ku vërteton se shtetasja, Marjana Prenuca ka lindur me 14.04.1969 në fshatin Bilaj të rrethit të Krujës, ka filluar punë në vitin 1974, në koperativë bujqësore dhe ka vazhduar punën deri në vitin 1991.

Me një përllogaritje shumë të thjeshtë del që kjo qytetare, Marjana Prenuca, ka filluar punë që në moshën 5 vjeçare.

Qytetarja Prenuca ka paraqitur në Gjykatë kërkesën duke vërtetuar se gjatë kohës që ajo ka qenë në punë nuk ka dokumentacione, pasi janë djegur në vitin 1997. Për këtë ajo ka paraqitur dy dëshmitarë. Ndërkohë në një përgjigje të ardhur nga njësia administrative Bubq rezulton se në 1997 nuk është djegur asnjë dokument. Megjithatë gjyqtarja Enkeleida Hoxha i ka marrë të mirëqena dëshmitë e dhëna nga dy dëshmitarët e Marjana Prenucës.

Share This Video


Download

  
Report form