Ora News - Absurdi: Durrësi me portin më të madh të vendit, ka shumë pak dosje për kontrabandë

Ora News Lajme 2018-05-11

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Pas Shkodrës dhe Elbasanit kryprokurorja e përgjithshme Arta Marku është ndalur në prokurorinë e Durrësit për të analizuar punën një vjeçare të kesaj prokurorie. Marku u ka tërhequr vemendjen vartësve për numrin e pakët të veprave penale të kontrabandës të hetuara nga kjo prokurori ndërsa u ka kërkuar të hetojnë me pergjegjshmëri në mbledhjen e provave dhe ngritjen e akuzës për çdo vepër penale.
Ashtu si në Elbasan, një qytetare e priti kryeprokuroren Arta Marku në derë të organit të akuzës në Durrës, ku mes komplimentave tentoi ti tërheqë vëmendjen për shqetësimet për institicionet e drejtësisë.
Pas këtij momenti dhe pas dyerve të mbyllura , kryeprokurorja dha porositë për vartësit e saj në qytetin me portin më të madh në vend.
Duke theksuar se kjo prokurori kishte një numur të vogël të veprave në fushën e kontrabandës, Zonja Marku citohet të ketë kërkuar që prokurorët të angazhohen edhe kryesisht për të evidentuar krimet në këtë fushë duke mos u mbetur të kufizuar vetëm në referimit që mund të vijnë nga policia e shtetit apo vëtë doganat.
Mos ndëshkimi apo ndëshkimi i lehte jo propocional me krimin e kryer është shkaku sipas Markut i agresivitetit të grupeve kriminale, ku autorët në funksion të realizimit të qëllimeve te tyre kriminale janë te gatshëm të sakrifikojnë çdokënd që mund të jetë rastësisht në rrezen e tyre të veprimit. Ndërsa u ndal te një tjetër kriter që do te kihet parasyh në karrieren e prokuoreve që janë pafajesitë, të cilat i cilësoi si kembanë alarmi për çdokënd dhe për ketë kërkoi rritjen e përgjegjshmërisë në mbledhjen e provave, vlerësimin e tyre dhe ngritjen drejt të akuzës.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/absurdi-durresi-me-portin-me-te-madh-te-vendit-ka-shume-pak-dosje-kontrabande

Share This Video


Download

  
Report form