Jo vetëm gjyqtarët dhe prokurorët, por edhe policëve do t?ju jepet mundësia që të mos i nënshtrohen procesit të Vetingut, duke dhënë dorëheqjen. Report TV siguron draftin e miratuar nga qeveria, ku policët dhe drejtuesit në radhët e uniformave blu, u ofrohet që të japin dorëheqjen nga detyra duke mos ju nënshtruar kontrollit pasuror dhe kalimit në sitë për të gjitha punët që kanë kryer.
?Punonjësi që i nënshtrohet vlerësimit ka të drejtë të japë dorëheqjen nga detyra jo më vonë se 30 ditë nga hyrja në fuqi e këtij ligji. Dorëheqja i paraqitet me shkrim titullarit të institucionit përkatës?, - thuhet në nenin 55 të projektligjit për vetingun në Polici.
Projektligji është miratuar në qeveri dhe duhet të marrë miratimin edhe të parlamentit. Vetëm pasi të botohet në Fletoren Zyrtare, policët do të kenë 30 ditë afat për të dhënë dorëheqjen, duke mos iu nënshtruar kontrollit pasuror dhe pas largimit përfitojnë pension.